Vizitë interesante në Shqipëri”. Kështu e cilëson gazetari Ruben Avxhiu vizitën e Princit të Arabisë Saidute në vendin tonë.
Ai thptë se Al-Waleed bin Talal njihet ndryshe si “Warren Buffet i Arabisë”
Ai dhe Donald Trump shkëmbyen fyerje në Twitter gjatë fushatës së fundit presidenciale amerikane, por tani janë pajtuar.
“Ti je një turp jo vetëm për Partinë Republikane por edhe për Amerikën. Tërhiqu nga gara se nuk ke për ta fituar kurrë.”
Trump iu përgjigj se princi kujton se mund të blejë politikanët e Amerikës “me paret e babit”. “Kur të bëhem unë President nuk do të ndodhë më”.
Në fund, kur Trump u zgjodh President, princi saudit, që radhitet si njeriu i 45-të më i pasur i botës, u tërhoq dhe i zgjati një degë ulliri: “Presidenti i zgjedhur Donald Trump, pavarësisht nga përplasjet në të kaluarën, Amerika foli. Urime për fitoren dhe suksese në presidencë”.
“Mirëpo, në kontekstin saudit, Al-Waleed bin Talal shihet si liberal, sidomos me thirrjen e tij të kohëve të fundit në favor të së drejtës së grave për t’i dhënë vetë makines. Pak ditë më parë, ai ishte për pushime në Turqi ku thuhet se ka shpenzuar rreth gjysëm milioni dollarë (fotoja e dytë. Pasi mbaroi se ngrëni në një restorant, ishte kaq i kënaqur sa që la 4500 dollarë bakshish. (Vras mendjen ku mund të ketë ngrënë sonte në Tiranë?)”, përmbyll komentin e tij Avxhiu.