Princi saudit: Një shpifje nga New York Times, ja sa të infektuar ka në familjen mbretërore

Ish-shefi i inteligjencës saudite, Princi Turki Al-Faisal ka zbuluar informacione se sa pjesëtarë të familjes mbretërore saudite janë infektuar me koronavirus.

Në kolonën e tij në Al-Sharq Al-Awsat, Princi Turki Al-Faisal mohoi akuzat në New York Times se rreth 150 anëtarë të familjes Al Saud ishin infektuar.

Princi tha se nuk ishte i befasuar nga përpjekjet e New York Times për të shpifur ndaj Arabinë Saudite duke publikuar informacione për numrin e princërve të sëmurë.

“Në fakt, më pak se 20 njerëz u infektuan nga familja Al Saud. Gjithashtu, një spital i specializuar nuk është i rezervuar vetëm për ata, por për të gjithë qytetarët”, shkroi Princi Turki. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu