Sot, Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gervala, mori pjesë në diskutimin jozyrtar të Ministrave të Punëve të Jashtme dhe Evropiane të BE-së dhe vendeve të Ballkanit, i cili u mbajt në Brdo afër Kranj, dhe me atë rast u bëri thirrje “BE për të ndaluar mini Shengenin“, transmeton InfoShqip.
Duke folur për bashkëpunimin rajonal, Gervala u përqëndrua në idenë e një tregu të përbashkët rajonal, si një plan strategjie për bashkëpunimin rajonal dhe zgjidhjen e konflikteve. Ajo vuri në dukje se ka aktorë në Ballkan që po përpiqen të minojnë atë koncept.
“Ata e quajnë ‘mini Shengen’ dhe vazhdimisht na thonë se nuk është kundër rrugës për në BE, por kjo nuk është e vërtetë. Na thanë se ai i shërben bashkëpunimit rajonal. Edhe kjo nuk është e vërtetë” – shtoi Gervala.
Ajo i bëri thirrje BE të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të ndaluar procesin para se të jetë tepër vonë.
“Ky proces mund të jetë shumë i rrezikshëm për stabilitetin dhe paqen në Ballkan” – tha Gervala./InfoShqip.com









