VMRO-DPMNE ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare të mbajtura sot.
Vllatko Gjorçev, përfaqësues i lartë i kësaj partie ka shpallur fitoren e 10-të me radhë të partisë së tij.
Sipas tij, VMRO ka fituar 390 mijë vota, ndërsa LSDM- ja e Zoran Zaevit ka fituar 370 mijë, transmeton Express.
Ndërkohë, më herët edhe Partia e Zaevit ka shpallur fitoren.
“VMRO ka pasur shumë kundërshtarë, por nuk u gjunjëzua”, tha Gjorçev.










