Kandidati demokrat për president Joe Biden është përballur me vendimin delikat në karrierën e tij politike 50-vjeçare: zgjedhjen e kandidatit për nënpresident për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, të caktuara për më 3 nëntor.
”Biden kandidati më i mundshëm presidencial i Partisë Demokratike, javën e ardhshme do të duhet të bëjë të ditur kush do të ndodhet në listën e kandidatit potencial për nënpresident të SHBA-së”, theksojnë mediat amerikane.
Sipas mediave në SHBA, Biden ka ndërmend të zgjedhë një grua për zevendëse dhe në fillim të javës që vijon do t’i informojë donatorët e vet se ekipi i tij është i gatshëm ta bëjë të ditur emrin e kandidates para konventës së Partisë Demokratike, të caktuar për në gusht.
Zgjedhja e kandidatëve për nënpresident është gjithmonë një çështje delikate për kandidatët presidencial, por është veçanërisht i rëndësishëm për Bajdenin 77- vjeçar, i cili, në rast të fitores në zgjedhje, do të ishte presidenti më i vjetër në historinë amerikane.










