Priti 10 ditë në aeroport për ta njohur të dashurën me të cilën fliste në rrjete sociale

Është një shprehje që thotë se “dashuria të lëndon”, por shpeshherë edhe të lodh.

Së paku lodhëse ka qenë shumë për një holandez i cili ka udhëtuar për në Kinë dhe ka pritur në aeroport për ta takuar të dashurën me të cilën fliste në rrjete sociale, por pritja e gjatë e ka detyruar që të shtrihet në spital.

Alexander Pieter Cirk një 41 vjeçar së fundmi fluturoi nga Holanda për në provincën Hunan me shpresë që më në fund do takohej me të dashurën që e njihte online, një grua kineze me emrin Zhang.

Por ai përfundoi duke e pritur 10 ditë në aeroportin e Changsha dhe ajo nuk u paraqit, transmeton Klan Kosova.

Cirk u shpreh për mediat kineze që ishte njoftuar me Zhang në një rrjet sociale dy muaj më parë dhe menjëherë kishte lindur dashuria për të.

Ai vendosi që të udhëtojë vetëm e vetëm që ta takonte por kur ai arriti ajo nuk doli që ta priste siç e kishin bërë plan.

I dashuruari, kishte refuzuar që të largohej nga aeroporti dhe qëndroi aty për 10 ditë deri kur më në fund u dorëzua pasi u detyrua të shtrohej në spital.

Televizioni kinez e kishte kontaktuar Zhang dhe ajo u kishte thënë se kishte menduar se po bënte shaka kur i kishte thënë se do udhëtonte për në Kinë.

“Ne kishim një lidhje romantike online por më vonë ai mu duk shumë i pashpirtë kundrejt meje”.

“Një ditë ai më dërgoi fotografitë e tiketave të aeroplanit dhe unë mendova që po bënte shaka. Ai nuk më kontakoi më”, tha Zhang.

Ajo gjithashtu shtoi se në kohën kur Cirk arriti në aeroport ajo iu ishte nënshtruar një operacioni plastik dhe e kishte fikur telefonin.

Cirk pasi të lirohet nga spitali këtë javë do të udhëtojë për në Holand kurse Zhang ka thënë se është ende e interesuar që të vazhdojnë të flasin dhe do të takohet me të pasi të shërohet nga operacioni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu