Probleme te Reali, dëmtohet ylli anësor

Lucas Vazquez nuk do të luaj për një kohë për Real Madridin. Ylli madrilen ka pësuar një lëndim dhe nuk do të mund ta ndihmoj Zidanin në këtë fazë kritike të sezonit. Pas testeve mjekësore është vërtetuar se Vazquez ka një frakturë në shputën e këmbës së majtë.

Koha e rikuperimit të tij nuk është përcaktuar dhe është në pritje të rezultateve përfundimtare. Nuk është pengesa e parë e Lucas këtë sezon. Ai kishte pësuar një dëmtim tjetër që e largoi disa kohë nga fushat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu