Procesi mësimor, në shkolla të ndara etnikisht (VIDEO)

Këta maturantë të shkollës së mesme profesionale për elektroteknikë, makineri dhe komunikacion “Vllado Tasevski” po mbrojnë temën e diplomës. Në këtë mënyrë përfundon shkollimi i tyre i mesëm katërvjeçar.

Ata mësimin e kanë zhvilluar në një objekt alternativë në lagjen Autokomandë, pasi paralelet mesin në gjuhën shqipe prej dy dekadash tashmë nuk janë pjesë e godinës amë të shkollës në lagjen Aerodrom. Nxënësit ndonëse të kënaqur nga programi mësimor, ankohen për mungesën e kushteve krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre maqedonas.

Profesori Uran Tuda, tha se ndarja e nxënësve në këtë shkollë, vite më parë, ishte e nxitur nga politika gjë që duhet korrigjuar. Pavarësisht kushteve momentale, ai apelon semi-maturantët të rregjistrohen në këtë shkollë për shkak se programet mësimore do të sjellin punësim të menjëhershëm pas shkollimit të mesëm. Ndërkohë, për kthimin e paraleleve shqipe në shkollën amë ai shprehet se duhet vullnet nga drejtuesit aktual të shkollës.

Shkolla në fjalë tashmë 7 muaj ka drejtor të ri. Aleksandar Sibinovski nuk përjashton mundësinë e kthimit të nxënësve në objektin qendror por shton se ka mungesë të hapësirave të lira për shkak të numrit të madh të nxënësve me mësim në gjuhën maqedonase.

Deri në momentin e rikthimit të paraleleve shqipe në shkollën amë, Sibinovski paralajmëroi përmirësimin e kushteve në shkollën ku mësojnë paralelet shqipe, të krijohen laboratori dhe të njejtat të pajisen me mjete të nevojshme që nxënësit të mund të realizojnë praktikën e tyre.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu