Prof. dr. Bekim Fetai zyrtarisht rektor i ri i Universitetit “Nënë Tereza”, prof. dr. Izet Zeqiri ia dorëzoi detyrën

Universiteti “Nëna Tereza” në Shkup nga sot ka rektor të ri, prof.dr. Bekim Fetain, i cili në këtë funksion është pasardhës i prof. dr. Izet Zeqiri.

Në fjalimin pranë ndërmarrjes solemne të mandatit, Fetai theksoi se do të punojë sipas shembullit të Nënës Terezë, duke theksuar një maksimë të saj: “Unë vetë nuk mund ta ndërrojë botën, por mund të hedh një gurë në ujë dhe të krijoj shumë dallgë”.

“Kjo filozofi pasqyron gjithashtu misionin tonë si universitet – të krijojmë valë ndryshimesh produktive përmes arsimit që tejkalon kufijtë, kulturat, kombësitë dhe prejardhjet e ndryshme akademike dhe disiplinat shkencore. Ne nuk jemi vetëm një institucion mësimor, por edhe një komunitet i dedikuar ndaj dijes, njerëzimit, rritjes intelektuale, të menduarit kritik dhe përgjegjësisë sociale. Së bashku, duam të ndërtojmë një universitet që jo vetëm do të ndriçojë mendjet, por edhe do të edukojë zemrat e brezave të rinj. Ne do të krijojmë një mjedis në të cilin çdo student dhe çdo anëtar i shoqërisë sonë do të ndihet i vlerësuar, i respektuar dhe i frymëzuar për të bërë më të mirën e tij”, theksoi Fetai.

Njoftoi se edhe UNT-ja do të synojë drejt bashkëpunimit vendor dhe ndërkombëtar ndhe hulumtim dhe iovacione që kontribuojnë për të mirën e shoqërisë.

Bekim Fetai është rektori i tretë që nga themelimi i Universitetit “Nëna Tereza” në vitin 2016, pas Izet Zeqirit dhe paraprakisht Aziz Pollozhanit. Fetai është profesor në Fakultetin për Shkenca Informatike në UNT dhe punon nga themelimi i tij, ndërsa paraprakisht ka përvojë 17-vjeçare si profesor në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu