Profesori grek pas intervistës së Ramës: Për çamët s’ka të drejta pronësore

Pas intervistës së kryeminisrit shqiptar Edi Rama në gazetën Ta Nea, seksioni grek i CNN risolli në vëmendje një analizë të profesorit të Studimeve Ballkanike, Sllave dhe Lindore në Universitetin e Maqedonisë, Konstantinos Tsitselikis, botuar në 2016.

Tsitselikis flet për çështjen çame.

Lidhur me qëndrimin e Greqisë dhe Ministrisë së Jashtme greke, ai thotë se “fillimisht duhet të jetë e qartë se për çamët nuk ka të drejta pronësore”.

“Por pala greke mund të administrojë politikisht njohjen e këtyre ngjarjeve. Duhet të ulet për të diskutuar dhe ta mbyllë çështjen. Duhet të kemi një debat të hapur dhe të ecim përpara. Sa më shumë e fsheh një çështje nën rrogoz, aq më shumë i jep të drejtë palës tjetër. Gabimisht i jepet e drejta palës tjetër të maksimizojë këtë si kauzë bisedimesh”-thotë akademiku.

Në intervistën për Ta Nea, Rama i quajti çamët “shtetas shqiptar që kanë të drejta”, frazë e cila ishte zgjedhur edhe si titull i kopertinës nga gazeta e njohur greke.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu