Profesori ‘zbardh’ planin e Serbisë: Ky është politikani nga Kosova që u pajtua me Vuçiqin dhe filloi lobimin për ndarjen e Kosovës

Profesori dhe analisti i cili jeton e vepron në Amerikë, Binak Maxharraj, e ka komentuar qeverinë e Kosovës me kryeministër Albin Kurtin, dhe humbjen e opozitës në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021.

Për opozitën ai thotë se ishin pasuruar përmes grabitjeve e vjedhjeve që i kanë bë shtetit të Kosovës.

Që nga përmbysja e madhe që ndodhi në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 duke i nxjerrë nga përdorimi si paçavra të ndyta partitë e korruptuara të cilat e keqtrajtuar ndërtimin e shtetit, lirinë e popullit, duke keqpërdor çdo gjë përmes vjedhjeve, plaçkitjeve, grabitjeve të tokava, korrupsionit ku u konvertuan, u pasuruan nga opingat e llastikut në milionerë”, thotë Maxharraj.

Ai thotë se, kjo përmbysje e madhe që ndodhi me votën e popullit e solli në pushtet koalicionin midis LVV-së dhe Listës “Guxo” me liderët e pa kontestuar, të pa korruptuar Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, si shprehet ai, me mbi 50% të votave për herë të parë në historinë e pasluftës.

Ardhja në pushtet e qeverisë Kurti filloi fuqimisht më çmontimin e pushtetit të kapur nga klanet mafioze të cilat i kishin futur rrënjet në të gjitha strukturat e shtetit, por edhe me tentimin që të shtrij sovranitetin edhe në veri i cili për shkak të neglizhencës së liderëve të zhantazhiar i kishte lënë Serbisë në dominim të plotë, ku atje çdo gjë frymonte serbisht, e asgjë shqip, nuk vlenin ligjet e Kosovës, lulëzonte krimi i organizuar nga bandat kriminele të Radojçiqit, Rakiqit, Veselinoviqit në bashkëpinim edhe me liderët shqiptarë të Kosovës”, thotë ai.

Sipas tij, ky çmontim i shtetit i kapur nga klanet e ndryshme partiale të korruptuara hasi në rezistencë të sinkronizuar midis Listës Srpska me Vuçiqin në një anë dhe opozitës PDK, LDK dhe AAK, të dëshpëruar që e humbi pushtetin, por edhe nga frika se duhet të jepin llogari për keqpërdorimet, hajnit dhe plaçkitjet para qeverisë Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu