Pas qëndrimit të lideri të LSDM-së Zoran Zaev se bankënotat dhe uniformat do të mbeten vetëm në gjuhën maqedonase dhe në to nuk do të përfshihet edhe shqipja, ka reaguar edhe BDI-ja, shkruan FLAKA.mk
Nga kjo parti thonë se nuk pajtohen me qëndrimin se bankënotat dhe uniformat dygjuhësore janë antikushtetuese. Sipas integristëve përfshirja e shqipes në bankënotat është në përputhje me kushtetutën sikurse pasaportat dygjuhësore që shfrytëzohen në gjithë vendin madje edhe jashtë tij.
Zëdhënësin i kësaj partie Bujar Osmani koh% më pare kishte deklaruar se ata ishin marrë vesh me LSDM-në për të gjitha këto pika, të cilat i demantoi sot Zaev.
“Edhe banknotat dhe monedhat do jenë në gjuhën shqipe. Në gjitha institucionet qendrore dhe lokale gjuha është zyrtare në prokurori, gjykata në të gjitha nivelet, te Avokati i Popullit nëse cilado palë në seancë gjithë procesi do jetë në dy gjuhë edhe aktet. Edhe në polici edhe në uniforma edhe në komunën e Shkupit edhe në gjitha uniformat tjera, ky është optimumi që është arritur në kuadër të kushtetutës shqiptarët nuk do heqin dorë nga implementimi”, ka deklaruar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.
Nga Lëvizja Besa thonë se programi i prezantuar sot është produkt i bisedimeve mes BDI-së dhe LSDM-së, prandaj nuk duan të komentojnë nëse do ti japin ose jo mbështetje Zaevit. Ata e bënë të qartë se vetëm ia kanë dhënë nënshkrimet për marrjen e mandatit ndërsa për gjithçka tjetër tek do të ketë diskutime brendapartiake.
“Atë që e prezantoi LSDM është oferta e saj për formimin e Qeverisë së ardhshme e cila ka dalë si rezultat i negociatave me BDI-në. Ne Zaevit vetëm ia kemi dhënë nënshkrimet për marrjen e mandatit. Programin që e prezantoi LSDM-ja nuk është përpiluar në bashkëpunim me Lëvizjen Besa prandaj për çdo detaj tjetër do të prononcohemi ditët në vijim”, thonë nga Lëvizja Besa.
Nga Aleanca për Shqiptarët ishin decid se do ti ngelin besnik deklaratës së përbashkët të partive shqiptare.
“Ne nuk lëvizim prej deklaratës as një fjalë!”, thonë nga LR PDSH.
Është e paqartë nëse partitë shqiptare do të tërheqin mbështetjen që ia dhanë Zaevit në formë të nënshkrimeve për marrjen e mandatit pasi që u shpalosën qëndrimet e LSDM-së për shumë pika të ndjeshme për shqiptarët. FLAKA.mk