Prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

Nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka propuzuar zëvendësimin e masës së paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak dhe konfiskimin e dokumentit të udhëtimit për ish-zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi, transmeton TV21. Tutje nga Prokuroria vlerësojnë se shumica e provave tashmë janë siguruar, se i dyshuari është paraqitur vullnetarisht pranë organeve të ndjekjes dhe se ekzistojnë indikacione për rrezikim të sigurisë së tij në paraburgim.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë
Prokuroria Themelore Publike Shkup, pas marrjes së njoftimit se i dyshuari i dytë në rastin për Lotarinë Shtetërore, ku ai dyshohet së bashku me edhe pesë persona të tjerë, është paraqitur vullnetarisht pranë organeve të ndjekjes dhe ka shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me organet kompetente, do ta vazhdojë procedurën ndaj tij me qëllim marrjen e një vendimi prokurorial.

Me kërkesë të të dyshuarit të dytë përmes mbrojtjes së tij, gjatë ditës së sotme ai u paraqit para prokurorit kompetent, ku bëri këqyrjen e shkresave të lëndës, por për shkak të vëllimit të madh të materialit provues, këqyrja do të vazhdojë në ditët në vijim, pas së cilës të dyshuarit të dytë do t’i mundësohet të japë mbrojtjen e tij.

Sa i përket masave për sigurimin e pranisë së të dyshuarit të dytë në vazhdim të procedurës, Prokuroria Themelore Publike Shkup propozoi zëvendësimin e masës së paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak dhe konfiskimin e dokumentit të udhëtimit, duke pasur parasysh faktin se në pjesën më të madhe provat janë siguruar gjatë procedurës, se ai është paraqitur vullnetarisht pranë organeve të ndjekjes, si dhe se ekzistojnë indikacione se në repartin e paraburgimit nuk mund të garantohet siguria e tij personale, indikacione të cilat mbështeten me njoftime nga organet kompetente. Gjithashtu, indikacionet për rrezikimin e sigurisë kanë të bëjnë edhe me anëtarët e familjes së tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu