Prokuroria zbut dënimet për huliganët që sulmuan deputetët e Maqedonisë

Prokuroria Themelore Publike ka zbutur dënimin ndaj nëntë personave të tjerë të përfshirë në dhunën në Kuvendin e Maqedonisë mbrëmjen e 27 prillit ku mbetën të lënduar rëndë disa deputetë dhe gazetarë.

Për dy nga të akuzuarit është propozuar vazhdimi i paraburgimit, ndërsa për një person të paraburgosur është zbutur masa në arrest shtëpiak.

Prokuroria ka dhënë lirimin nga paraburgimi ndaj një të arrestuari i dyshuar për sulmin në Kuvend, ndërsa për katër të tjerë të cilët ishin paraburgosur, është zbutur masa nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Padia penale e MPB-së për tre persona është hedhur poshtë, pasi që dy prej tyre janë identifikuar gabimisht, ndërsa ndaj një personi tjetër, nuk është gjetur asnjë dëshmi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu