Prokurorja Fetai kërkon arrestimin e Gruevskit, ja arsyeja

Prokurorja Speciale Fatime Fetai ka kërkuar që Nikolla Gruevski, i akuzuar në lëndën “Shuplakat në Qendër” të arrestohet, për shkak vonesave që i bën në seancat gjyqësore. Gruevski sot u vonua 20 minuta.

“Ai nuk po ju respekton juve i nderuar gjykatës, jo neve prokurorëve. Dërgoni polici le ta kërkojnë, kaluan 20 minuta që po e presim të gjithë në gjykatë”, ka thënë prokurori tjetër special Gavril Bubevski.

Në atë moment në gjykatë hyri i akuzuari Gruevski, ndërsa gjykatësi Dushan Josifov vetëm e paralajmëroi se shumë po vonohet dhe tha se kjo nuk po ngjason me në asgjë.

Gruevski nuk tha asnjë fjalë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu