Promovimi që mediat maqedone i bëjnë Grubit për “kryeministrin shqiptar”, Memishi i BESËS: Më thuaj me kë rri që të tregoj se çfarë je

Aktivisti i Lëvizjes BESA Elmedin Memishi ka rreaguar mbi promovimin që mediat maqedonase i kanë bërë ditëve të fundit Artan Grubit dhe idesë për kryeministër shqiptar që e lansoi partia e tij.

Memishi ka simbolizuar afrimitetin e Grubit me mediat maqedonase me shprehjen e njohur popullore “Më thuaj me kë rri që të tregoj se çfarë je”.

“Fjala popullore “më thuaj me kë rri që të tregoj se çfarë je”, vërtetohet më mirë sot duke parë se në cilat mediume gjen hapësirë Artan Grubi i Bashkimit Demokratik për Integrim për të elaboruar idenë e kryeministrit shqiptar. Po e njëjta parti në vitin 2016 e përdori platformën e partive politike shqiptare për t’i dhënë alibi VMRO-DPMNE-së nacionaliste në atë kohë, dhe në fund e harroj këtë platformë. Ashtu edhe sot Bashkimi Demokratik për Integrim dëshiron ta përdorë idenë e “kryeministrit shqiptar” vetëm për t’i dhënë alibi shtesë përsëri VMRO-DPMNE-së. A nuk është kjo edhe një dëshmi se keto dy parti asnjëherë nuk janë ndarë nga bashkëveprimi dhe atë vetëm për të dëmtuar qytetarët e këtij shteti.” – Përfundoi Memishi.

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu