Propozim-buxheti për 2018 parasheh rritje të naftës për 3.5 denarë, rriten edhe pagat e ushtarëve, mjekëve dhe mësuesve

Ministri i financave Dragan Tevdovski në debatin e hapur me organizatat joqeveritare, sindikatat e punëtorëve dhe mediumet njoftoi se propozim-buxheti për vitin 2018 parasheh rritje për 3.54 denarë të prodhimeve të naftës, njofton InfoShqip.

Tevdovski gjithashtu theksoi se me këtë propozim-buxhet janë ndarë para për rritje prej 5 % të pagave të ushtarëve, për të treguar gatishmëri për punë drejt integrimit në NATO.

Ministri i financave  paralajmëroi se ka buxhet të paraparë për rritjen e pagave të punëtorëve të arsimit në shkollat fillore, të mesme dhe në çerdhe, me ç’rast njoftoi se ka para të ndara edhe për rritjen e numrit të punëtorëve nëpër çerdhe.

Siç njofton InfoShqip, në buxhet ka mjete të parapara edhe për rritje të pagave të mjekëve dhe personelit ndihmës.

Në dallim nga vitet e kaluara, këtë vit janë ndarë plot 1.1 miljardë denarë për përkrahje të investitorëve vendas, përderisa për investimet e huaja janë parapar mbi 900 milion denarë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu