I propozon martesë të dashurit në mes të rrugës para qindra kalimtarëve, gjërat nuk shkojnë siç i kishte menduar (VIDEO)

Zakonisht janë meshkujt ata që gjunjëzohen pranë partnereve për t’iu propozuar, por kështu nuk ka ndodhur në rastin e një çifti nga Kili të cilët shokuan të gjithë me ndërrimin e roleve, pasi ishte pikërisht femra që i propozoi martesë të dashurit të saj.

Por, duket se diçka nuk shkoi siç duket me këtë propozim në publik, dhe ajo mbeti me zemër të thyer e vetmuar dhe e gjunjëzuar në mes të rrugës.

Në videon e publikuar më poshtë shfaqet kjo femër e pafat duke mbajtur në dorë unazën dhe duke qëndruar e gjunjëzuar para partnerit, pranë stacionit të autobusëve në Santiago të Kilit.

“Dëshiron të martohesh me mua? Po apo jo”, dëgjohet kjo vajzë duke pyetur partnerin.

Por, edhe pse ai i thotë po, ky i ri dukej se turpërohej me mënyrën që ajo kishte zgjedhur t’i propozoj, dhe vazhdimisht e lut që të ngritët në këmbë dhe të shkojnë në një vend tjetër.

Por duket se kjo “PO” e tij nuk e kënaqi edhe aq shumë vajzën që u bë hit në internet, dhe kështu filloi të bërtas duke i kërkuar të martohen.

Dhe në një moment partneri i saj vendosë të largohet nga vendi i ngjarjes, duke e lënë të vetmuar në rrugë.

Nuk dihet nëse ata më vonë janë ribashkuar, por një gjë është e sigurt që kjo vajzë ka ndërmarrë një hap të guximshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu