Prosinecki: Ai është trajenri më i mirë në botë

Legjenda e Real Madridit dhe Barcelonës, Robert Prosinecki nuk ka asnjë dyshim rreth trajnerit më të mirë në histori të futbollit

Edhe pse Pep Guardiola nuk i ka as 10 vite si trajner, kaq mjaftojnë për legjendën kroate Robert Prosinecki që ta cilësoi si më të mirin në histori të futbollit.

Ai tha se ai e luan futbollin më të mirë dhe është gjithmonë kënaqësi për ta parë skuadrën e tij të luajë.

“Pep Guardiola është trajneri më i mirë në histori të futbollit. Ose, të paktën është më i miri që unë e kamë parë. Loja që luajnë skuadrat e tij është kënaqësi për mua”, tha Prosinecki për Sportske Novosti.

“Mos harroni futbollin që luajti me Barcelonë. Pastaj Bayern luante futbollin më të mirë në botë dhe tani po e përsërit në Manchester City”, përfundoi ai. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu