Protesta kundër shtrejntimit të energjisë elektrike sot u zhvillua në autostradën Shkup – Tetovë. Organizatorët nuk treguan shumë detaje rreth protestës, fjala tyre e vetme ishte që nuk do të ndalen deri sa të reagojnë institucionet kompetente.
Pa treguar agjendën, protestuesit me veturat e tyre u nisën drejt autostradës Shkup Tetovë. Pas 30 minutave, duke treguar disciplinë, dhe duke e bërë këtë protestë paqësore, protestuesit liruan autostradën Shkup – Tetovë.KlanMacedonia










