Protesta para Qeverisë, Haradinaj: Regjimi Kurti nuk ju la rrugë tjetër kryetarëve të komunave

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas protestës së sotme të kryetarëve të komunave, e cila u mbajt para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Ai ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se, sipas tij, kryetarët e komunave nuk kanë pasë alternativë tjetër, pos protestës, transmeton Klankosova.tv

“Regjimi Kurti nuk ju la rrugë tjetër kryetarëve të komunave dhe komunave përveç të dalin në rrugë. Boll është boll”, ka shkruar Haradinaj në facebook, transmeton Klankosova.tv.

Protesta e sotme u organizua nga kryetarët e komunave lidhur me shqetësimet e tyre për çështjet që kanë të bëjnë me financimin dhe funksionimin e komunave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu