Përpara Prokurorisë Publike Themelore sot po zhvillohet protesta për vrasjen e Almirit të vogël. Organizatorët e protestës kërkuan që lënda t’i merret prokurores Suzana Kusigerska dhe të ketë gjykim të drejtë për rastin e Almirit, raporton SHENJA.
“Kërkuam të ndërpritet drejtësia selektive dhe në fund të filloj të funksionoj drejtësia në Maqedoni. Por ne jemi ende dëshmitarë të gjyqësis të padrejtë dhe që anon. Ne jemi dëshmitarë të shitjeve të shpalljes së armëve të vrasjes së Almirit katër vjeçar. PTHP në Kumanovë në vend se të bëj konfiskimin e makinës që të shërbej si provë, ata ja kanë kthyer familjes. Jemi të bindur se gjyqësia përsëri nuk do të kalojë. Prandaj u mblodhëm sot këtu të mos e lejojmë këtë.,U tubuam të ndalemi në anën e drejtësisë dhe të kërkojmë nga organet të ndalen në anën e drejtësisë.”, u tha në komunikatën e organizatorëve të protestës.










