Protestë në Shkup: Prokurorët po e vrasin Almirin për të dytë herë (VIDEO)

Para Prokurorisë Themelore Publike po protestohet kundër rikualifikimit të rastit për vrasjen e Almir Aliut nga vepra “Vrasje me paramendim” në “Aksident trafiku”.

Për shkak të pakënaqësisë dhe revoltës së qytetarëve nga vendimi i Prokurorisë së Lartë e cila solli vendim t’i hiqet vepra “me paramendim” të akuzuarit për vrasjen e Almirit, Boban IliçIT, qytetarë të shumtë kanë vendosur që sot të dalin dhe të protestojnë ndaj këtij vendimi eventual që mund ta marrë Prokuroria Publike.

Kundër rikualifikimit të veprës janë edhe avokatët mbrojtës për rastin.

Vendimin për rikualifikim të lëndës e bëri të ditur kryeprokurori, Lubomir Joveski, në Kuvend para deputetëve.

“Kërkuam të ndërpritet drejtësia selektive dhe në fund të filloj të funksionoj drejtësia në Maqedoni. Por ne jemi ende dëshmitarë të gjyqësis të padrejtë dhe që anon. Ne jemi dëshmitarë të shitjeve të shpalljes së armëve të vrasjes së Almirit katër vjeçar. PTHP në Kumanovë në vend se të bëj konfiskimin e makinës që të shërbej si provë, ata ja kanë kthyer familjes. Jemi të bindur se gjyqësia përsëri nuk do të kalojë. Prandaj u mblodhëm sot këtu të mos e lejojmë këtë.,U tubuam të ndalemi në anën e drejtësisë dhe të kërkojmë nga organet të ndalen në anën e drejtësisë.”, u tha në njoftimin e organizatorëve të protestës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu