Pas paralajmërimeve nga ekspertët se VMRO-ja mund të problematizoj zgjidhjen e kreut të ri të Kuvendit, nisma qytetare “ Për Maqedoni të Përbashkët” që proteston kundër gjuhës shqipe ka kërkuar sot që për kryeparlamentar të mos zgjidhet ndonjë deputetë që nuk është distancuar nga platforma shqiptare.
Drejtuesit e protestave antishqiptare sot nga Ohrit kanë përsëritur qëndrimin e tyre kundër dygjuhësisë dhe kanë kërkuar hartimin e një platforme maqedonase. Demonstruesit sot kishin zgjedhur që të protestojnë në disa barka në Liqenin e Ohërit.
“Kërkojmë nga të gjitha partitë politike që të distancohen nga platforma e Tiranës. Poashtu kërkojmë që të mos zgjidhet kryetar i Parlamentit që nuk është distancuar nga platforma e Tiranës. Kërkojmë të hartohet një platformë maqedonase këtu në Maqedoni. Ne jemi kundër dygjuhësisë dhe shtetit binacional, kurse jemi për një Maqedoni multietnike dhe të përbashkët – tha Bogdan Ilievski, protestues, raporton alsat.
“Vazhdon roja. Populli maqedonas ta ruaj shtetin. Mbetemi në kërkesat tona, deri në fund”, u shpreh Boris Damovski, protestues.