Protokolli anti-COVID i këtij sezoni: Nuk duhet ngrënë me gishta

Ministria e Shëndetësisë publikoi Protokollin anti-COVID për sezonin e ri turistik, ku bie në sy urdhëresa për të mos ngrënë me gishta.

Në atë pjesë të Prorokollit sa “një çarçaf” ku thuhet “Manuali për administrimin e Ushqimit dhe Pijeve”, theksohet:

–Kryeni larjen e duarve shpesh dhe sipas kërkesës.

-Vishni maskë dhe doreza kur përgatisni ose përdorni ushqimin.

-Shmangni pirjen e duhanit, ruani etiketen respiratore në ambientet ku përgatitet ose shërbëhet ushqim.

-Ndalohet përgatitja ose prekja e ushqimeve, prekja e sipërfaqeve në kontakt me ushqimin pa patur doreza.

-Ndalohet shijimi i ushqimit me gishta

-Ndalohet prekja e flokëve ose pjesëve të tjera të trupit pa doreza kur ndodheni brenda zonave të përgatitjes apo servirjes së ushqimit pasi mund të rezultojnë në ndotje të ushqimit.

-Menaxhimi i sipërmarrjes turistike, duhet të promovojë sigurinë dhe higjienën e ushqimit për personat që përgatisin dhe shpërndajnë ushqimin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu