Pse BDI nuk tërheq ministrat e vet? Grubi: Kështu janë marrë vesh Zaev e Ahmeti

Deputeti i BDI-së Artan Grubi është përgjigjur në pyetjen e përfolur këtyre ditëve, se pse kjo parti nuk tërheq ministrat e saj nga postet qeveritare që ushtrojnë për momentin.

Grubi në emisionin “Zig –zag” në Art chanel ka thënë se kjo i shkon në favor opozitës, konkretisht VMRO-DPMNE-së.

“Nga takimi i fundit që kanë realizuar Zaev dhe Ahmeti kanë ardhur në konkludim se kjo i shkon në favor VMRO-DPMNE-së, sepse me këtë atij i jepet pushtet i plotë në ekzekutiv, komuna…, me çka nga ana e tyre kjo është refuzuar ”, ka thënë Grubi i BDI-së, duke shtuar se protestuesit e dalë në rrugë të mbështetur nga VMRO-DPMNE, janë të manipuluar.

Ndryshe, në debat marrin pjesë edhe deputeti i LSDM-së Damjan Mançevski dhe analistët Naser Zyberi e Selim Ibraimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu