Pse është viti 2017 një vit kaq i rrezikshëm?

Ky vit ka qenë një plagë me sulme të shumta terroriste, rritje tensionesh anembanë globit dhe kërcënime të vazhdueshme të luftës bërthamore. The Sun ka biseduar me shumë ekspertë ushtarakë dhe terrorizmi, disa prej të cilëve kanë deklaruar se kërcënimi i Luftës së Tretë Botërore është më i madhi në këto kohë qysh prej Luftës së Ftohtë.

Pse është viti 2017 një vit kaq i rrezikshëm?

Gjatë vitit të shkuar ka pasur ngjarje të papritura: Britania votoi për të dalë nga BE-ja dhe Vladimir Putin dhe Bashar al-Assad vazhdojnë të shkaktojnë masakra në Siri.

Sulmi i fundit me armë kimike tronditi mbarë botën dhe shkaktoi një reagim me raketa Tomahawk në një bazë ajrore të regjimit.

Ndërkohë showmani Donald Trump është tashmë President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një burrë emotiv, i cili shfaqet të veprojë me impulsivitet.

Koreja e Veriut bën presion me testet e saj të raketave në përpjekje vetëvrasjeje për t’u bërë fuqi bërthamore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu