Mbi 50 profesor të UT-së, mbi 300 mjek e 1000 motra medicinale në të gjithë spitalet shqiptare, arsimtarë, pastruese dhe qindra e qindra administrator në fusha të ndryshme ende shpresën e kanë se një ditë do të punësohen për të mos e lëshuar vatanin e tyre.
Por ky punësim i të gjithë këtyre hallegjinjëve e që ju ka mbetur pak shpresë varët vetëm nga një njeri, e ai është Ministri i Financave, Fatmir Besimi.
Fatmir Besimi i cili sot nënshkruan për çdo punësim në çdo institucion të shtetit ka bllokuar punësimet shqiptare dhe kjo nuk lidhet me asgjë tjetër, por vetëm me një qëllim që shqiptarët të ikin nga ky vend.
Fatmir Besimi funksionar që nga 2002 i cili është nga Tetova bëhet funksionar po nga Tetova e që nuk jeton në Tetovë. Fatmir Besimi si funksionar do të mbahet mend vetëm për dy gjëra në jetë e tij gjatë 20 viteve në këtë pushtet.
1. Shitjen e EVN-së që sot shqiptarëve ua djeg shpirtin dhe monopolizimin e saj dhe
2. Bllokimin e punësimeve të shqiptarëve.
Në kohën e Fatmir Besimit është shitur ESM-ja kompani shtetërore që u bë EVN gjakpirëse që shqiptarët i përvëloi me faturat e shtrenjta e kjo nuk do të harrohet kurrë sepse kjo mban vulën e Fatmir Besimit.
Rasti më tragjik më i dhimbshëm është bllokimi i punësimeve shqiptare që sot po ky Fatmir Besimi funksionar i përjetshëm i BDI-së dëshiron që shqiptarët ti dëbojë nga shtëpitë e tyre, nga familja e tyre duke i bllokuar e duke u këputur shpresat. Me bllokimin e punësimeve të shqiptarëve, Besimi do të ndaj babain nga fëmiu e djalin nga nëna, burrin nga gruaja e vëllain nga motra sepse tryeza e familjeve shqiptare çdo ditë po varfërohet dhe shpresa e tyre për të mbajtur gjallë familjet është migrimi.
Si mund të jetë njeriu kaq pa shpirt që mos të nënshkruaj për punësimet e profesorëve të UT-së, që ky universitet është ngritur me gjak, që ky universitet është mbajtur nga çdo shqiptarë duke sakrifikuar familjet duke ndarë bukën e gojës për të ndihmuar UT-në, e sot ministri i Financave Fatmir Besimi bllokon punësimet e profesorëve bllokon ëndrrën e studentëve, pasi me bllokimin e punësimeve të profesorëve, Fatmir Besimi varros ëndrrën, shpresën dhe atdhedashurinë e tyre për këtë vend.
A mund të themi se Fatmir Besimi dëshiron mbylljen e UT-së apo ai nuk dëshiron që shqiptarët të ngelin në vatanin e tyre për ti shërbyer popullit, apo vetëm ai dëshiron të jetë i punësuar në këtë shtet e shqiptarët le të vuajnë si para luftës së 2001?
Apo të themi se ai është në një agjendë tjetër, që shqiptarët të jenë skllevër e maqedonasit shefa?
Si mund të jetë njeriu kaq pa shpirt të mos nënshkruaj punësimet e mjekëve dhe motrave medicinale që kanë shërbyer në kohë pandemie pa rroga e pa kontrata pune, apo Besimi ka qenë i mbrojtur nga Covidi dhe nuk mërzitet fare për spitalet, nuk mërzitet fare për motrat që të vetmen shpresë dhe të vetmen burim financiar e kanë në një vend pune?
Si mund të jetë njeriu kaq pa shpirt të mos nënshkruaj punësimet e pastrueseve në spitale, në gjykata, në shkolla e në çdo institucion tjetër apo Besimi i shikon ata si skllave pasi mund edhe të ketë pastruese në shtëpinë e tij në Shkup e që nuk dihet si e ka blerë dhe sa e ka blerë?
Duhet t’ia rikujtojmë Fatmir Besimit që një vit nuk ishte funksionar në pushtet u bë këshilltar i Zoran Zaevit sepse ai nuk mund të rij një ditë pa para të shtetit, nuk mund të bëjë gjumë nëse në llogarinë e tij nuk derdhen para nga shteti e shqiptarët le të vuajnë për një bukë goje vetëm e vetëm që mos e lëshojnë vendin.
Shqiptarët janë durimtar më të mdhej në rajon, shqiptarët janë treguar më besnik në rajon, shqiptarët janë më të dhënë pas vendin të tyre ata nuk e lëshojnë vendin edhe nëse vdekja ju troket në derë nga varfëria, por mos harro se shqiptarët dinë edhe ndryshe e atë mendoje ti se si janë shqiptarët.










