Pse i prishi Shqipëria marrëdhëniet me Jugosllavinë, Rusinë e Kinën: 6 misteret që Enver Hoxha i mori në varr

Enver Hoxha është njeriu i cili ne historinë e Shqipërisë ka marrë me vete shumë mistere, jo vetëm si drejtues i një sistemi i cili kishte ne thelb të fshihte të vërtetën por dhe si një diktator i famshëm ne periudhën qe drejtoi vendin, trasnmeton Gazeta Metro.

Më poshtë ju sjellim 6 misteret të cilat në shkrimet e ardhshme do te jene objekt studimi me i thelluar për te zbardhur jetën e njeriut më të përfolur të Shqipërisë:

1. Nje nga misteret e medha te Enver Hoxhes eshte padyshim dhe ardhja e tij ne krye te Partise Komuniste me 8 nentor 1941. Ne mbledhje ai nuk u caktua te ishte drejtues, nderkohe qe me pare del si lider i komunisteve, cili ishte ndikimi i jugosllaveve ne ngritjen e tij?

2. Pse i prishi Shqipëria marrëdhëniet me Jugosllavinë, Rusinë dhe më pas me Kinën, çfarë qëllimi kishte Enveri me izolimin e vendit, pse nuk kërkoi aleate te rinj ne vendet komuniste?

3. Arsyet e eliminimit te disa figurave kryesore qe ishin bashkëpunëtore te tij si Koçi Xoxe dhe te tjerë, janë padyshim sekrete qe Enver Hoxha i ka marre ne varr. Cilat janë taktikat e tij per te mbajtur dhe konsoliduar pushtetin? Si u përball me tentativat për ta rrezuar nga pushteti, çfarë qëndrimi mbajti me diversantët?

4. Vrasja e Qemal Stafes eshte nje pjese e erret e historise se Enver Hoxhes. Edhe pse ish-sekretari i Rinise Komuniste u vra nga pushtuesit enigme, kane ngelur arsyet e urdhrit ndaj ti per te shkuar ne Vlore ne 5 maj te vitit 1942.

5. Pse i prishi marredheniet me Mehmet Shehun dhe me pas me Kadri Hazbiun, cilin kerkonte Enveri te linte pasardhes te tij, a ishte Ramiz Alianjeriu qe po projektonte per te drejtuar vendin? Çfare kishte biseduar me Hysni Kapon deri ne vitin 1979?

6. Misteri i fundit eshte padyshim semundja dhe vdekja e Enver Hoxhes. Pse u mbajt semundja dhe vdekja e fshehte per nje kohe te caktuar?

Enveri ishte nje koleksion semundjesh. Kishte pasur dy hemorragji cerebrale, me 1983-in dhe 1984-en, kishte humbur gati krejtesisht syte ne menyre te pakthyeshme, nderkohe qe dy dite para vdekjes kishte kaluar edhe infarkt. Tashme eshte shkruar mjaft per faktin se diabeti i rende kishte ndikuar ne kete fund te keq. Humbja progresive e mundesive te tij fizike dhe intelektuale nuk zbuti aspak pushtetin e tij te tmerrshem, ate pushtet, qe njerezit e tij te aferm, me nje fshehtesi gjithnje e me te madhe, e ruanin deri ne absurditet, duke shkaktuar situata tragjike. Momentet e fundit te Hoxhes jane shoqeruar nga hije dyshimi te medha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu