“Pse jeta ime përfundoi kështu?” ankesa e Arbanës për Eduartin është hall i përbashkët i shumë grave

Me siguri tani që lexuat titullin po mendoni se ç’hall mund të ndajnë Arbana dhe shumë gra të tjera. Domethënë hall për gjininë femërore, e kënaqësi për djemtë dhe burrat, e kemi fjalën për futbollin. Mesa duket partneri i moderatores së njohur është dashamirës i tij, sidomos i kampionatit shqiptar dhe shfrytëzon çdo moment për të ndjekur skuadrën e zemrës, madje edhe kur udhëton.

Kjo gjë e ka acaruar paksa mamanë e dy djemve, e cila ka publikuar në Instagram disa video ku shfaqet në makinë dhe ankohet për faktin që Edi po sheh ndeshjen teksa kujton kohët kur dikur dëgjonte muzikë gjatë udhëtimeve të tyre.

“Nuk e di domethënë pse jeta ime përfundoi kështu”-shprehet Arbana ndërsa Edi me humor ia kthen se jeta e saj është e larmishme pasi ka sport, art, televizion, si dhe futboll.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu