Pse kaq shumë urrejtje mes Romës dhe Feyenoordit, ja çfarë kishte ndodhur në vitin 2015 kur skuadrat ishin takuar në Itali

Shumë trazira, shumë dhunë, shumë arrestime dhe pak gjëra të bukura. Kështu mund të përshkruhen 24 orët e fundit në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë. Sonte me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Air Albania” do të shkruhet historia, pasi do të luhet finalja e parë e kompeticionit “Conference League” mes Romës dhe Feyenoordit.

Megjithatë, jo gjithçka mirë shkoi para këtij ballafaqimi, pasi dje kishte shumë përleshje mes tifozëve dhe policisë, ku edhe u shkaktuan lëndime të shumta e dëme materiale në kryeqytetin shqiptar.

Gjithçka filloi pas orën 21:00, kur në rrugët e kryeqytetit filloi të mbizotëronte dhuna mes huliganëve holandezë e italianë – e më pas erdhi edhe intervenimi i Policisë, të cilët poashtu e pësuan.

19 policë të lënduar, një prej tyre i therrur me thikë, mbi 60 tifozë të arrestuar, 60 të dëbuar e shumë makina të dëmtuara ishin statistikat zyrtare që u publikuan sot nga Policia Shqiptare.

Por, pse e gjithë kjo urrejtje mes tifozëve nga Roterdami dhe atyre nga Roma, nga buron?

Në vitin 2015, Roma dhe Feyenoord u ballafaquan në Europa League, skenat ishin të ngjashme, në mos më të rënda. 23 tifozë të Feyenoord u arrestuan në Romë pasi kishte shpërthyer dhuna përpara ndeshjes. Tifozët e dehur dëmtuan ndërtesat dhe hodhën shishe ndaj policisë së traziravenjë ditë para ndeshjes

Rreth 6,500 tifozë të Feyenoord mendohej se kishin ndjekur ndeshjen e parë në Stadio Olimpico, e cila përfundoi në barazim 1-1.

3 tifozë të Feyenoord u dënuan me 1 vit e 4 muaj burg. Dënim kishte edhe për 11 tifozë të tjerë holandezë: 6 morën 8 muaj burg, 3 morën 16 muaj, 2 gjobë prej 40.000 €. Të gjithëve iu ndalua më pas hyrja në stadiumin e Romës për tërë jetën.

Si përfundim kishte 23 arrestime. Aty filloi gjithçka dhe tashmë gjërat janë të acaruara sa herë që këto dy skuadra takohen, siç edhe ndodhi dje në Tiranë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu