Pse karriget në kinema janë me ngjyrë të kuqe

I keni parë qindra herë, por a keni menduar ndonjëherë pse sediljet dhe perdet në teatro dhe kinema janë gjithmonë të kuqe?

Karriget e kuqe në kinema janë shfaqur për shkak të popullaritetit të operës italiane në të kaluarën.

E kuqja dhe ari janë ngjyrat tradicionale të përdorura për të dekoruar teatrot italiane. Me kalimin e kohës, ato u adoptuan nga shtete të tjera dhe kur u shfaqën kinematë kjo praktikë mbeti.

Ekziston edhe një arsye tjetër, e kuqja është ngjyra e parë që bëhet e padukshme në mungesë të dritës. Kur ka pak dritë në kinema, bluja do të duket më e ndritshme se e kuqja, dhe kur ka dritë të mjaftueshme, situata është e kundërt.

E kuqja është ngjyra që syri i njeriut “e humb” kur errësohet. Kjo është arsyeja pse karriget dhe perdet në kinema janë të kuqe, në mënyrë që të shijoni më mirë filmin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu