Pse Kim Kardashian i mbulon shpesh sytë me flokët e saj? Një infermiere dyshon për një çrregullim

Fajin e ka botoksi. Ylli i famshëm, sipërmarrësja, mbretëresha e reality TV dhe show bizit, Kim Kardashian, është sërish në qendër të vëmendjes. Fansat e saj por edhe paparacët e ndjekin nga afër çdo lëvizje të saj.

Kohët e fundit, publiku ishte i shqetësuar për belin e saj tepër të hollë, dhe kjo falë korseve që ajo pëlqen të mbajë.

Këtë herë fansat vunë re një gjë të pazakonshme në fytyrën e saj. Ata dyshojnë se ylli ka problem me sytë, duke qenë se së fundmi gjithnjë e më shpesh po i mbulon me tufë flokësh.

Në rrjetet sociale po përhapen teoritë se Kim Kardashian ka të ashtuquajturat qepalla të rëna, më saktë se sytë e saj janë jashtë proporcionit. Dhe kur i shikoni pak më nga afër sytë e saj, mund të vini re se si njëri sy i saj është ngushtuar në krahasim me tjetrin, transmeton Telegrafi.

Infermierja Carolyn Clark beson se nëna e katër fëmijëve vuan nga ptoza (rënia e qepallave) si pasojë e injektimeve të botoksit.

Kur bëhet fjalë për mjekësinë estetike, ptoza lidhet ekskluzivisht me injeksione kundër rrudhave që vendosen në zonën e gabuar. Kjo çon në dobësi të muskujve dhe në një qepallë të varur – ashtu siç shihet te Kim, spekulon infermierja, raporton The Sun.

Ptoza është diçka e bezdisshme që mund të ndodhë me botoks… Është e rrallë, por ndodh. Kjo ndodh kur botoksi injektohet paksa më poshtë në pjesën e përparme ose në muskulin e qepallës dhe kapaku bie. Fatmirësisht nuk zgjat përgjithmonë, largohet kur zhduket botoksi”, shpjegoi infermierja.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu