Pse opozita shqiptare nuk e votoi Talat Xhaferin? Analisti i njohur zbulon prapaskenat e forta

Analisti Besim Nebiu, ishte i ftuar këtë të hënë në një emision televiziv për të komentuar vendosjen e qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut, në krye të së cilës për herë të parë është vendosur një shqiptar, Talat Xhaferi.

Ndonëse u zgjodh një shqiptar, prap opozita maqedonase nuk e votoi qeverinë e Xhaferit, këtë analisti e komentoi si vendim të drejtë, pasi opozita shqiptare nuk është e përfaqësuar.

“Opozita shqiptare është e pa përfaqësuar. Opozita ka të drejtë në mënyrën se si pozicionohet, pasi i shkelet një e drejtë ligjore. Krijohet bazë për të pasur dyshime në rezultatin eventual zgjedhor nga njëra anë dhe nga ana tjetër, qeveria teknike, përfaqëson dy partitë e koalicionit qeverisës dhe partisë kryesore opozitare maqedonase i jep qasje në dy dikastere, atë të punëve të brendshme dhe të punës dhe të politikës sociale, por nuk i jep asnjë pozicion partive të opozitës shqiptare. Në këtë qeveri nuk ka asnjë ministër që i përket opozitës shqiptare”,-tha analisti Besim Nebiu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu