Pse SHBA përkrahë korrigjimin e kufirit? Përgjigjet ambasadori amerikan në Beograd

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka thënë se vendi i tij nuk është i përfshirë në bisedimet Kosovë-Serbi.

Por ai ka thënë se është e nevojshme që dy vendet të fokusohen në arritjen e marrëveshjes që ofron zgjidhje.

Në një intervistë për FoNet, Scott, ka folur edhe për idenë e korrigjimit të kufirit dhe nëse SHBA-ja i ka dhënë dritën jeshile këtij procesi, përcjell Klan Kosova.

“Idetë ekzistojnë, disa mund të jenë të suksesshme, disa jo, por nga pikëpamja jonë, është me rëndësi që t’ju jepet hapësira liderëve të Serbisë dhe Kosovës që të bisedojnë, të jenë fleksibil dhe kreativ dhe të arrijnë një marrëveshje të përhershme që mund të implementohet dhe të jetë e pranueshme për të dyja vendet”, ka thënë Scott.

Kur është pyetur se pse SHBA ka vendosur që ta pranojë idenë e “korrigjimit të kufirit”, Scott është përgjigjur: “S’është vendosur për këtë apo atë, por vetëm që t’ju jepet hapësirë të dy palëve që të arrijnë marrëveshjen”.

Nëse SHBA di diçka për përmbajtjen e mundshme të marrëveshjes Kosovë – Serbi, ambasadori Scott ka theksuar se varet vetëm prej dy palëve në bisedime që të arrihet marrëveshja e cila sipas tij nuk mund të imponohet nga jashtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu