Pse s’ka asnjë shqiptar në Njësitin special “Tigrat”, ja si arsyetohet Xhaferi

Njësia speciale policore “Tigrat” në Maqedoninë e Veriut ende nuk ka asnjë pjesëtar shqiptar dhe se ky njësit vazhdon të mbaj të mbyllura dyert për kuadro të specializuara të etnitetit shqiptar.

Ky njësit i njohur është i themeluar para 43 viteve dhe sot u shënua përvjetori i ekzistimit të tij.

Kryeministri teknik, Talat Xhaferi sot është pyetur nga TV21 se përse asnjë shqiptarë ende nuk pranohet apo bëhet pjesë e këitji njësiti anti-terror, por ai ka theksuar se nuk është kompetent për këtë.

“Do e adresoni pyetjen deri te Ministria për faktin që ajo është kompetencë e Ministrisë përkatëse, nuk është kompetencë e Qeverisë që të mund të them kur do të punësohet e kur nuk do të punësohet…është çështje me Ministrinë, kur të keni mundësinë do të parashtroni pyetjen”, deklaroi kryeministri Xhaferi./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu