Nuk kanë kaluar as 24 orë që nga hedhja e shortit nga UEFA për grupet e Champions Leagues.
Ajo që bënë përshtypje në shortin e hedhur është se janë krujuar disa “grupe ferri”, ku mund të përmendim gupin C, ku bën pjesë PSG, Liverpool, Napoli dhe Red Star Belgrad shkruan Albeu.com
Por së fundmi klubi parizien ka bërë një gafë skandaloze të cilën e ka shpërndarë në të gjitha rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për një foto ku shihen hartat e shteteve ku janë skuadrat e grupit C, por në lokacionin e Red Star Belgrad, shihet se Kosova tashmë 10 vite e pavarur është pjëse e hartës serbe.
Ky është një postim që ngjall shumë provokime sidomos për popullin e Kosovës, ku ne fotot e shpëndara ka pasur mjaftë reagime negative. /albeu.com/
Foto:











