PSG jep 200 milionë për Haaland, Zorc: Nuk jemi bankë, nuk e shesim këtë verë

Kylian Mbappe mund të kalojë te Real Madrid në këto ditë të mbetura të merkatos dhe të provokojë një tjetër lëvizje të madhe, ndoshta më e madhja e kësaj vere nga ana financiare.

Nëse Mbappe shkon te Real Madrid për 180 milionë euro, sa është oferta zyrtare e Los Blancos, mediet raportojnë se PSG do ishte gati të ofronte 200 milionë euro për Erling Haaland.

Është një ofertë jashtëzakonisht e madhe, do ishte i dyti në histori nëse materializohet si transferim, por te Borussia Dortmund nuk tundohen.

Michael Zorc, drejtori i verdhezinjve tregon se Borussia Dortmund nuk e shet Haaland as kundrejt kësaj shume këtë verë. “Jemi klub futbolli, jo bankë! Qëndrimi ynë dihet dhe nuk ndryshon”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu