PSP hap një rast kundër Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit me shifrën “Liderët”? (VIDEO)

Prokuroria Speciale Publike ka haur disa raste të reja hetimore. Rasti i gjashtë me emrin “Liderët”, që ka të bëjë me bisedën telefonike lidhur me bisedën e Nikolla Gruevskit dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, për shtëpinë karshi ambasadës amerikane, shkruan gazeta Lajm. Rasti ëhstë hapur në bazë të bisedës telefonike që dëgjohet te “bomba 38”. Prokurorja Fetai nuk ishte mjaft e qartë nëse në këtë rast janë të dyshuar edhe Gruevski dhe Ahmeti, ose vetëm investitori.

Në rastin e parë bëhet fjalë për dyshime për keqpërdorime gjatë furnizimit me pajisje të nevojshme për DSK-në. Rasti i dytë quhet Drumarina dhe është hapur për shkak të dyshimit të bazuar, ish deputete ka bë vepër penale, duke keqpërdorë mjete më harxhime rruge. Edhe pse ka qëndruar në Shkup, ajo ka dorëzuar vërtetime të falsifikuara për harxhime gjoja të bëra.

Nga viti 2009 deri në vitin 2012, ministri i atëhershëm i bujqësisë, ka keqpërdorë detyrën zyrtare. Në muajin nëntor të vitit 2009 ka bë marrëveshje prej 50 mijë eurove për financim të një emisioni në Tv Sitel, me një shtëpi produksioni.

“Për këtë gjë nuk ëhstë shpallur tender siç parasheh ligji”, tha Fetai.

Ja edhe bomba 38 ku degjohet biseda mes Ahmetit dhe Gruevskit:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu