PSP nuk e merr “Kumanovën” dhe “Monstrën”

Marrja e lëndës gjyqësore për “Lagjen e Trimave” nga ana e Prokurorisë Speciale Publike nuk dihet se kur do të ndodhë. Nuk dihet as fati i rasteve të montuara, si Sopoti dhe Monstra. Në prononcimin për gazetën KOHA, nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) arsyetohen se nuk mund t’i procedojnë këto raste pa u bërë ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve.

Për dallim nga këto lëndë, drejtuesit e Prokurorisë speciale deri më tani kanë hapur një sërë procedurash hetimore kundër ish krerëve të lartë shtetëror, respektivisht nga puna e deritanishme ato kanë ngritur edhe akuzat e para kundër ish kryeministrit Nikolla Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt. “Ne jemi të vetëdijshëm për interesin e lartë të opinionit që ka për rastet e cekura. Megjithatë, më duhet të potencoj se nuk ka asnjë risi në këtë drejtim, në veçanti për rastin e Lagjes së Trimave. Njëherit theksojmë se ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve, janë thelbësore për punën tonë të mëtejme”, tha për gazetën KOHA…


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu