Publikohen pamjet e vrasjes brutale të mundësit rus (VIDEO, +18)

Një video që tregon momenteve të fundit të jetës së mundësit rus Yuri Vlasko, janë publikuar në internet.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fund të muajit Korrik, në republikën ruse të Buryatia.

Në video tregohet momenti kur një prej autorëve e godet me thikë Vlaskon, i cili mban veshur një kostum të kuq, teksa ndodhet mes një grupi meshkujsh në breg të liqenit Baikal.

Në momentin që sportisti bie përtokë, një person i dytë e godet atë në pjesën e pasme të kokës me një shufër hekuri.

Personat në fjalë, të dy me precedentë kriminalë, vijojnë ta godasin Vlasko derisa ai nuk lëviz më.

Autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë janë arrestuar dhe përballen me burgim të përjetshëm, transmeton tvklan.

Në fund të Korrikut, pas një turnamenti të zhvilluar në kryeqytetin e Buryatia, Ulan – Ude, Vlasko dhe miqtë e tij kishin shkuar për të vizituar Liqenin Baikal, ku ndodhi dhe konflikti.

Vlasko kishte marrë dy herë titullin kampion në Evropë në mundje për të rinjtë, në stilin e lirë, ndërsa fitoi edhe medalje ari në turneun e tij të fundit në Ulan – Ude.

Ai u varros të hënën në fshatin e Osa, ku dhe kishte lindur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu