Publikohen pamjet! Gafa e Monika Kryemadhit po thyen rrjetin (VIDEO)

E ashpër ka qenë në fjalimin e saj kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e cila ka sulmuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me një deklaratë që ky i fundit bëri se në vend mungon fuqia punëtore.

Gjatë fjalës së saj nga Shkodra, Kryemadhi e cilësoi Ramën një analfabet njerëzor dhe kriminel, ndërsa theksoi se sot rinia shqiptare punon në vendet e Ballkanit dhe jo vetëm për një pagë minimale pasi në Shqipëri nuk gjen dot.

Por Kryemadhi gjatë fjalës së saj duke u munduar të fryjë shifrat ka bërë një gafë. Ajo tha se 500 mijë gramshiotë punojnë në Mongoli, duke e bërë qytetin e Gramshit një qytet ‘super gjingand’.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu