Në komunën e Dibrës numërimi i votave tashmë ka përfunduar. Sipas rezultateve preliminare të publikuara në faqen e KSHZ, partia fituese në Dibër është koalicioni ASH-Alternativa, shkuran InfoShqip.
Në raundin e parë në Komunën e Dibrës ka fituar kandidati i koalicionit ASH-Alternativa, Bekim Pocesta i cili ka marë 3.998 vota, ndërsa i dyti është radhitur kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim, Hekuran Duka i cili ka marë 3713 vota, ndërsa i treti është renditur kandidati i PDSH, Petrit Klenja me 37 vota.
Si shkak se asnjëri nga kandidatët nuk ka mbi 50 përqind të votave në komunën e Dibrës do ketë raund të dytë zgjedhor pas 2 javësh. Po të kishte pasur 25 vota më shumë kandidati nga koalicioni ASH-Alternativa do fitonte me raund të parë në komunën e Dibrës. /InfoShqip.com
Foto: