Asnjë prej futbollistëve të njohur shqiptarë nuk kapin shifrën e 1 milionë eurove në elitën e futbollit italian, Serie A.
Është e përditshmja sportive “La Gazzetta Dello Sport”, që ka publikuar rrogat e lojtarëve në Serie A për sezonin 2017-2018.
Futbollistët më të paguar shqiptarë, me të njëjtën shifër, janë Etrit Berisha dhe Elseid Hysaj, të cilët në sezonin 2017-2018 do të paguhen me 700 mijë euro rrogë bazë (pa llogaritur bonuset).
Podiumi plotësohet nga Thomas Strakosha që me Lazion përfiton 600 mijë euro në sezon.











