Publikohet harta se sa territor ka çliruar Ukraina

Instituti amerikan i mbrojtjes dhe sigurisë Instituti për Studime Ushtarake (ISW) njoftoi sot se ushtria ukrainase ka çliruar deri më tani 2500 kilometra katrorë në rajonin e Kharkivit.

Kjo është si rezultat i ofensivës ukrainase që vazhdon prej ditësh. ISW po ashtu ka publikuar edhe një hartë që tregon se sa territor ka çliruar ushtria ukrainase në këtë pjesë.

Përparimet ruse janë shënuar me të kuqe dhe kundërsulmet e Ukrainës janë shënuar me blu. Seksioni i shënuar me të verdhë tregon vendet nën kontrollin rus.

Rusia thuhet se të shtunën ka braktisur bastionin e saj kryesor në Ukrainën verilindore, me shembjen e papritur të një prej linjave kryesore të saj të frontit pasi forcat ukrainase kërcënuan të rrethojnë zonën.

Rënia e shpejtë e Izyum në rajonin e Kharkiv ishte humbja më e rëndë e Moskës që nga marsi, kur trupat ruse u detyruan të tërhiqen nga kryeqyteti, Kievi.

Mediat perëndimore thonë se mund të jetë një pikë kthese vendimtare në luftën gjashtëmujore, me mijëra ushtarë rusë që ikin dhe braktisin municionet dhe pajisjet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu