Publikohet mënyra e pagesës së pensioneve në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ju bën apel pensionistëve të respektojnë rregullat e pagesës së pensioneve në banka dhe se vetëm me sjellje të përgjegjshme mund ta mbrojmë shëndetin personat dhe publik.

MPPS rikujton se nga dita e hënë fillon të bëhet pagesa e pensioneve sipas lartësisë së pensionit edhe atë:

– për pensionet deri 11.000 denarë, pagesa bëhet ditën e hënë 27 prill;
– për pensionet prej 11.001-14.000 denarë, pagesa bëhet ditën e martë më 28 prill;
– për pensioent prej 14.001-18.000 denarë, pagesë bëhet të mërkurën më 29 prill dhe
– për pensionet më të larta se 18.001 denarë, pagesa bëhet të enjtën më 30 prill.

Nga MPPS sqarojnë se pagesa e tillë e pensioneve që të mos ketë ngarkim dhe të mundësohet mbrojtje më e madhe e pensionistëve në kushte të coronavirusit.

Nga MPPS gjithashtu sqarojnë se pensionistët që kanë kartelë mund t’i marrin paratë edhe nëpër bankomatet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu