Komisioni shtetërorë për antikorupsion ka bërë publike listat e pasurisë edhe për kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e shëndetësisë Arben Taravari, transmeton Zhurnal.mk
Sipas listës së publikuar, Zaev si kryeministër në emrin e tij ka dhënë hua në vlerë prej 70 mijë euro, gjithcka tjetër është në pronësi të prindërve të tij.
Sa i përket ministrit të shëndetësisë Arben Taravari, ai ka bërë publike një makinë Volvo në vlerë prej 49 mijë euro dhe disa depozita në denarë.
Ditë më parë është publikuar dhe lista e pasurisë e zv.kryeministrit për cështje ekonomike Koco Angjushev i cili peshonte 30 milion euro.