Publikohet sondazhi i fundit për votimet presidenciale, ja sa vota kanë marrë kandidatët

Portali InfoShqip.com sot në orët e para të mëngjesit ka publikuar një sondazh në faqen e saj zyrtare në Facebook që ka qenë i hapur nga ora 7:00 në ora 19:00 në mbrëmje, shkruan InfoShqip.com

Pyetja ka qenë rreth asaj se se cilin kandidat do votojnë qytetarët në këtë ditë zgjedhjesh në Maqedoninë e Veriut.

Numri i atyre që morën pjesë në këtë sondazh online të krijuar nga InfoShqip.com ka arritur në gjithsej 2 mijë persona që dhanë mendimin rreth dy kandidatëve Blerim Reka i mbështetur nga ASH-ja dhe Besa si dhe Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM-ja dhe partitë e tjera në pushtet.

Në këtë sondazh shihet një diferencë mjaft e madhe votash në mes Rekes dhe Pendarovskit ku edhe bindshëm shihet se kënd votuan shqiptarët.

Për Blerim Rekën kanë votuar gjithsej 1902 persona ose 86% të votuesve ndërsa për Stevo Pendarovskin 298 persona ose 14% e votuesve.

Por gjithçka mbetet të shihet gjatë shpalljes së votave përfundimtare nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ku edhe do kuptohet se cili nga kandidatët në fjalë do ketë rastin të udhëheqë me kabinetin presidencial në 5 vitet e ardhshme./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu