Cristiano Ronaldo bën një tjetër postim enigmatik në rrjetet sociale. “Dita e vendimit” shkruante gjashtë ditë më parë, ndërsa të shkurtra kanë qenë fjalët e shkruara ditën e sotme në “Instagram”.
“Punë e kryer”, lexohet në foton ku shfaqet CR7 me fanellën e Portugalisë. Prej ditësh po flitet shumë për një largimin nga Juventusi, klub me të cilin ka edhe një vit kontratë.
36-vjeçari është afër PSG-së. Kylian Mbappe është pranë kalimit te Real Madrid dhe në Francë kanë vendosur ta zëvendësojnë sulmuesin me fituesin e pesë “Topave të Artë”.









