Punësimet në Arkivin Shtetëror, reagon BDI

Nga BDI kanë reaguar ashpër ndaj 14 punësimeve në Arkivin Shtetëror të Maqedonisë së Veriut, ku thonë se të gjithë janë maqedonas dhe se nuk ka asnjë shqiptar. Sipas partisë, kjo përbën një përjashtim sistematik të shqiptarëve nga institucionet shtetërore dhe një shkelje të frymës së Marrëveshjes së Ohrit. Ata theksojnë se për herë të parë që nga nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje, as drejtori e as zëvendësdrejtori nuk janë shqiptarë.

“E gjithë kjo po ndodh në një periudhë kur institucionet po sulmohen sistematikisht në aspektin e përfaqësimit multietnik. Në vend që të kultivohet bashkëjetesa dhe përfaqësimi i barabartë, jemi dëshmitarë të një eliminimi të planifikuar të shqiptarëve nga sektori publik. Kjo është pasojë direkte e shfuqizimit të balancerit – mekanizmit që siguronte përfaqësim të drejtë etnik sipas Marrëveshjes së Ohrit”, shtojnë nga BDI.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu